Home Lajme Maloku: Kandidatët e opozitës nuk kanë pengesa për të folur, po të VV qysh munden 110 kandidat mos me dhanë mendim hiç

Maloku: Kandidatët e opozitës nuk kanë pengesa për të folur, po të VV qysh munden 110 kandidat mos me dhanë mendim hiç

0
Maloku: Kandidatët e opozitës nuk kanë pengesa për të folur, po të VV qysh munden 110 kandidat mos me dhanë mendim hiç

Politologu, Albinot Maloku ka thënë se vendimet e PZAP-së për dënimet ndaj subjekteve politike janë të mira për mënyrën e ndryshimit të komunikimit.

Sipas Malokut, LVV po mban “bajrakun” e këtyre “ngucakëshëllëqet”, ku sipas tij nuk po ndryshon në asnjë mënyrë.

Ndërkaq, ai thotë se partitë opozitare të të gjitha subjekteve politike nuk kanë pengesa për të folur, kurse për LVV thotë se si munden 110 kandidatë mos me pas mendim fare dhe me qenë të mbylltë.

“Vendimet e PZAP-it janë të mira gjithsesi, do doja me shpresua dhe me i marrë seriozisht, këto dënime janë të mira me shpresën që do të ndryshon mënyra e komunikimit. Lëvizja Vetëvendosje është ajo që po e mban bajrakun e këtyre ngucakëshëllëqet, mirëpo kjo po e man primatin dhe nuk po ndryshon asnjë mënyrë. Zhargon të ngjashëm me atë të kandidatit të LVV-së nuk po përdorë kandidati i PDK-së, kandidati i LDK-së. Unë shoh që partitë opozitare të të gjitha subjekteve politike opozitare nuk kanë pengesa për të folur dhe për të komunikuar me opinionin dhe kam përshtypjen që kandidatët për deputet të subjekteve politike opozitare krerët e tyre, partitë e tyre nuk po i fshehin para opinionit a kanë mendim të mirë, argumentues, po i lënë gjithsecilin që opinioni me i pa, që të cilën Lëvizja Vetëvendosje nuk po e bënë, unë nuk mundem me arrit me kuptua njerëzisht se si munden me qëndrua me qenë aq inferior……Qysh po arrin 110 kandidatë mos me pas mendim fare dhe me qenë kaq të mbylltë kjo është për befasi”, ka deklaruar Maloku në Tëvë1.

Exit mobile version