24.3 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

- Advertisement -

Politologu Albinot Maloku ka thënë se ka shenja që mund të ketë një marrëveshje koalicioni qeverisë në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.

Madje sipas tij, Nisma mund të jetë pjesë e ekzekutivit duke hequr dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit që siç ka thënë ai, ky do të ishte “kompromisi megaloman që kishte me ofruar Nisma”.

Megjithatë, Maloku në Tëvë1 ka thënë se një koalicion qeverisës LVV- Nisma nuk do të ofronte stabilitet politik.

“Stabilitet politik nuk i ofron, mirëpo së paku këto lëndimet e pariparueshme që i ka kalu qytetari i Kosovës, republika, shpresohet që do të rikuperohen. Po dua me marrë si vullnet që të ecët përpara. Së paku e kemi një subjekt që e ka gatishmërinë me bashkëpunua me partinë fituese, dhe kjo është Nisma Socialdemokrate dhe ka shenja që kjo parti të jetë pjesë e ekzekutivit dhe mos të insistojë në postin e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Maloku.

Të ngjashme

Të fundit