-8.8 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Maloku: Jemi duke u angazhuar për realizimin e obligimeve tona që dalin në rrugën e integrimeve evropiane

- Advertisement -

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z.Jetish Maloku, zhvilloi një takim pune me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, z. Tomas Szunyog me bashkëpunëtorë.

Në fokus të takimit të sotëm të z.Maloku me z.Szunyog ishte diskutimi për intensifikimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial dhe mekanizmave të Zyrës së BE-së në Kosovë lidhur me zbatimin e sundimit të ligjit dhe angazhimet e tjera me interes të përbashkët.

Me këtë rast, Kryesuesi Maloku informoi nga afër Ambasadorin Szunyog për zhvillimin e aktiviteteve që po bëhen për realizimin e obligimeve që dalin në procesin e reformës së sistemit të drejtësisë në Kosovë, të cilat kanë të bëjnë, përveç të tjerave, me fuqizimin e transparencës publike, efektivitetin, efikasitetin dhe llogaridhënien gjatë procesit të punës. Ai, tha se, në mënyrë të veçantë, sistemi prokurorial është duke u angazhuar edhe për

Po në këtë kontekst, shefi e BE-së në Kosovë, duke falënderuar për pritjen, theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të ofruar ndihmën e nevojshme drejt fuqizimit të mëtejshëm të sundimit të ligjit në Kosovë

Në takim të dy bashkëbiseduesit shprehën vlerësimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen. ​

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit