24.8 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Maloku: Glauk Konjufca, shpresa e vetme për më shpëtuar këto devijime politik

- Advertisement -

Politologu Albinot Maloku ka thënë se figura e vetme politike aktuale që mund ta shpëtojë situatën aktuale politike që sipas tij ka devijuar është nënkryetar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se Konjufca është i vetmi që mundet me njohur situatën devijuese qa ka pasur vendi në politikën e saj.

“Për më shpëtua politiken nga ky deviacion që i ka ndodhë, unë kam shpresë vetëm të z. Glauk Konjufca dhe asnjë prej politikanëve në Republikën e Kosovës tani. Është i vetmi që mundet me njoftë këtë formulë të veprimit devijues që i ka ndodh Republikës kohëve të fundit në aspektin e politikës dhe gjërave qoftë edhe Kushtetuese”, ka thënë Maloku në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

I pyetur nëse ka mundësi të formohet Qeveria, ai ka thënë se nëse kemi situata jonormale sikurse votimi i kryetarit të Kuvendit, ku PDK nuk kujdeset për fjalën e dhënë, mund ta votojë edhe Qeverinë Kurti.

“Mund të bëhen në qoftë se shkohet me të njëjtën formulë qysh u bë sot, abnormalitet, ku një subjekt politik voton kreun e Kuvendit pa marrëveshje politike. PDK siç po e shoh në këtë tempon aktuale që nuk e mat se çfarë thotë si fjalë dhe pastaj lidhet sepse është e obliguar, sepse duhet të ketë një qëndrim dhe qëndrimi sakrificë edhe mund të ndodhë që PDK-ja të vazhdojë të jetë zhbllokuese  duke i dhënë qeverinë. Mund të ndodhë”, është shprehur Maloku.

Ndryshe, Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë mohuar një mundësi bashkëqeverisje.

Të ngjashme

Të fundit