16.5 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Maloku: Duhet të dëgjohen thirrjet e ndërkombëtarëve për formim të menjëhershëm të institucioneve

- Advertisement -

Politologu Albinot Maloku ka thënë se ngërçi politik i krijuar nga partia në pushtet po e kthen Kosovën në situatën ku duhet intervenimi i ndërkombëtarëve për ta zgjidhur.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Maloku është shprehur se thirrjet dhe këshillat e ndërkombëtarëve për formim sa më të shpejtë të institucioneve duhet të dëgjohen.

“Ky vetëizolim që po rrjedh si pasojë e vetinterpretimit të asaj se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është e drejtë nga I pari pas procesit zgjedhor ka krijuar këtë situatë e cila po e kthen Kosovën në atë situatën e ndërkombtarokracisë ku duhet pesha e faktorit ndërkombëtar prapë me intervenu. Kjo është jashtëzakonisht e pafalshme për një spektër të njerëzve të politikës të cilët në një formë ose tjetër, sidomos të atyre që në vazhdimësi kanë ndarë mendimin se faktori ndërkombëtar duhet të ketë atë kurtuazin e mosndërhyrjes mirëpo kemi sjellë prapë gjendjen që prapë kemi këtë presion. Nuk është se nuk ka pasur zëra, por nuk I kanë dëgjuar këta zëra. Zëri I parë që ka ardhur menjëherë pas 9 shkurtit ka qenë zëri që është dashur të dëgjohet I pari pra ka qenë I sekretarit të NATO=s ku ka thënë se Kosova do të duhej ta kishte një qeverisje të koalicionit Në rrafshin përfundimtar do të duhej me u dëgju këto këshilla e vetmja çështje që u kërkua nga ambasadorët e Francës Gjermanisë ishte dëgjoni këshillat, ishte një decidive, mos bëni krahasime çfarë po bëjnë palët tjera e çfarë po bëjmë ne, mirëpo jetësoni ato për të cilat keni thënë po”, ka deklaruar Maloku.

Të ngjashme

Të fundit