0.8 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

- Advertisement -

Analisti politik, Albinot Maloku, ka vlerësuar se si kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ashtu edhe presidentja Vjosa Osmani, kanë dëshirë për të zënë postin e presidentit të vendit.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Maloku ka thënë se mbetet të shihet se cili do ta bindë me të vërtetë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Takimi i Abdixhikut dhe Osmanit duket si takim mes vëllezërve dhe motrave, duken shumë të relaksuar. Dëshirën e ka secili për të qenë president, e tash mbetet të shihet se kush do t’i bindë partinë aleate, pra zotin Kurti. Por që të dy e kanë vullnetin të jenë president, vetëm kush do t’ia mbush mendjen Kurtit mbetet të shihet”, tha Maloku.

Të ngjashme

Të fundit