-5.5 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Maloku: AAK-ja i krijoi hapësirë Nismës, e bëri faktor politik

- Advertisement -

Politologu, Albinot Maloku thotë se për zgjedhjet parlamentare, Nisma Socialdemokrate e kishte mjaftueshëm “në krahë” Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë, potencon se Nisma pati mundësinë që përmes hapësirës që AAK-ja ia dhuroi të bëhet faktor politik.

“Duhet bërë të sinqertë. Nisma e kishte mjaftueshëm ‘në krahë’ AAK-në për të ardhë në këtë dispozicion që janë tani. Për rrjedhojë Nisma e pati mundësinë që përmes këtij kanali të bëhet faktor politik, nuk është se s’ka pasur natyrshmëri Nisma me qenë në PDK sesa në AAK. Mirëpo, si pasojë e kësaj AAK ia dha hapësirën e vetë, për rrjedhojë i pari e ka të drejtën kushtetuese t’i iniciojë procedurat për formimin qeverisë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Kështu tha Maloku lidhur me deklaratën e kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, i cili ka folur për mundësinë e hyrjes në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partitë e tjera pas zgjedhjeve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit