11.1 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Mallorca, një muaj pa Muriqin

- Advertisement -

Vedat Muriqi po kalon nëpër një periudhë të mrekullueshme me Mallorcan. Sulmuesi kosovar është figurë themelore për planet e Jagoba Arrasates, dhe ai po e vëren mungesën e tij ditëve të fundit.

Futbollisti u lëndua gjatë ndeshjes kundër Celtas në ligë, duke pësuar një lëndim në gjurin e këmbës së majtë, raporton “Estadio Deportivo”.

Vedat Muriqi do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushës së blertë nga tri deri në katër javë, duke i shkaktuar probleme të reja trajnerit bask në fazën e fundit të kampionatit.

Mallorca është në vendin e nëntë në tabelë, me 8 pikë larg Betisit në vendin e gjashtë në garën për t’u kthyer në garat evropiane.

Muriqi, 30-vjeç, ka pasur 26 paraqitje sezonin e sivjetmë me Mallorcan, duke shënuar shtatë herë dhe duke asistuar edhe dy herë tjera. Futbollisti ka kontratë deri më 2027, ndërsa thuhet se ai ka shprehur dëshirën për të vazhduar me klubin. Muriqi vlerësohet në 8 milionë euro, sipas portalit të specializuar për transfere, “Transfermarkt”.

Të ngjashme

Të fundit