Mallorca ka shënuar fitore ndaj Getafes, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Borja Mayoral, në minutën e 23’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Mallorca u kthye në lojë me anë të Lee Kang-in, i cili barazoi rezultatin në minutën e 57’.
Golin e epërsisë për Mallorcan e realizoi Antonio Raillo, në minutën e 64’. Lee Kang-in shënoi njëherë në minutën e 96’ për ta vulosur fitoren.
Nga fillimi në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili qëndroi në fushë për 81 minuta, ku u zëvendësua nga Abdon Prats.
Mallorca pas fitores kalon në vendin e 10-të me 40 pikë, pas 30 ndeshjeve.