Vedat Muriqi pa dyshim është ikona e kohës së tashme të klubit të njohur spanjoll, Mallorca.
Sulmuesi kosovar ka qenë pikë referente e klubit ishullor tash e disa sezone, duke u kthyer në një idhull për tifozët e kësaj skuadre.
Përmes një shakaje në formë bisede mes dy personave, Mallorca ka treguar edhe njëherë dashurinë e madhe ndaj Vedat Muriqit.
A: Të dua
B: Të dua më shumë
A: Më shumë sesa? (dhe ka dërguar fotografinë e Muriqit)
B: Dije kufirin tënd.






