-0 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Mallkimi i çmendur që askush nuk po e thyen – Botërori ka një ogur të zi

- Advertisement -

Botërori shpesh ka prodhuar histori të çuditshme, por asnjëra nuk i afrohet mallkimit të famshëm të Grupit F – një mallkim që zgjat prej më shumë se katër dekadash dhe që sot përmendet me frikë sa herë hidhet shorti i Kupës së Botës.

Çdo përfaqësuese që ka nisur turneun në këtë grup, sado e fortë të ketë qenë, ka dështuar ta fitojë trofeun, madje edhe kur ka qenë favorite absolute.

Mallkimi nisi në vitin 1982, kur Botërori u zgjerua në 24 skuadra dhe për herë të parë u krijua Grupi F. Pikërisht aty u vendos Brazili i madh i Sokrates, një prej ekipeve më të mira në histori. Por Seleçao u ndalua rrugës nga Italia, duke humbur një Botëror që dukej i shkruar për ta.

Në Meksikë 1986, ishte radha e Anglisë për të hyrë në Grupin F, por “Tre Luanët” u eliminuan nga Argjentina e Diego Maradonës dhe “dorës së famshme të Zotit”. Edhe në vitin 1990, anglezët ranë sërish pre e grupit të mallkuar: mbërritën deri në gjysmëfinale, por u ndalën nga Gjermania.

Lista e viktimave vazhdoi me Holandën dhe Gjermaninë në turnetë pasuese, ndërsa në vitin 2002 shorti vendosi në të njëjtin Grup F dy superfuqi: Anglinë dhe Argjentinën. Asnjëra prej tyre nuk arriti të shkëlqente, duke e forcuar më shumë idenë e mallkimit.

Përjashtimi i vetëm i afërt nga prishja e traditës ishte Argjentina e Lionel Messit në vitin 2014. Argjentinasit shkuan deri në finale, duke u bërë skuadra e parë e Grupit F që iu afrua realisht trofeut. Por edhe ata u penguan në hapin e fundit nga Gjermania, duke e bërë mallkimin të dukej edhe më i qëndrueshëm.

Pikërisht për këtë arsye, në shortin e sotëm, çdo përfaqësuese do të shpresojë të mos bie në Grupin F. Jo vetëm për statistika apo legjenda, por sepse ky grup është shndërruar në një ogur të vërtetë të keq për këdo që ka ambicie të prekë majën e futbollit botëror.

Të ngjashme

Të fundit