Pas humbjes së rëndë 5:0 ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit, trajneri Qatip Osmani ka vendosur të largohet nga stoli i Malishevës.
Sipas gazetarit dhe analistit të emisionit Favorit, Alban Lumi, dorëheqja e trajnerit shqiptar nga Maqedonia është dorëzuar menjëherë pas ndeshjes, ndërsa klubi e ka pranuar sot kërkesën për ndërprerje të parakohshme të bashkëpunimit.
Osmani e mori drejtimin e Malishevës me ambicie për ta vazhduar ecurinë e mirë nga sezoni i kaluar dhe pse jo të synojë edhe kreun e tabelës, por rrugës gjërat morën kahje tjetër.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë nisur kërkimin për trajnerin e ri, i cili pritet të marrë drejtimin e ekipit në ditët në vijim dhe të përpiqet të rikthejë besimin brenda grupit pas kësaj periudhe të vështirë.






