Skuadra e Malishevës ka marrë tri pikë të arta, pasi ka mposhtur Dritën në udhëtim me përmbysje të rezultatit 1-2.
Vendësit ishin të parët që kaluan në epërsi, duke shfrytëzuar mirë një korner, me Blerim Krasniqin që realizoi pas harkimit të mbrojtësit Besnik Krasniqi vetëm pas 5 minutave lojë.
Megjithatë, Malisheva arriti të kthehet në lojë. Ishte dyshja e sulmit Hazrollaj – Aliu, që vazhdimisht i krijonte probleme Dritës, ndërsa golin e barazimit e gjeti Drilon Hazrollaj në minutën e 17’.
Në përfundimin e pjesës së parë, Aliu u gjetë mirë në zonë dhe mposhti portierin Smakiqi për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Në pjesën e dytë, Drita u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por mysafirët mbyllën hapësirat prapa dhe synonin të mbyllnin ndeshjen në kundërsulme.