![Malisheva merr tre pikë të arta në udhëtim te Ferizaj Malisheva merr tre pikë të arta në udhëtim te Ferizaj](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Malisheva-2-1024x683-1.jpg)
Malisheva ka marrë fitore me shumë peshë ndaj Ferizajt në luftë për mbijetesë.
Klubi i menaxhuar nga Bylbyl Sokoli fitoi 2:1në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik.
Dy golat për ekipin nga Malisheva i shënoi sulmuesi: Ronald Soboëale (17’të dhe 83’të). Kurse të vetmin për vendasit e realizoi Betim Haxhimusa.
Me këtë fitore, Malisheva ngritët në pozitën e 7-të me 33 pikë, kurse Ferizaj mbetët me 31 pikë në pozitën e parafundit.