Malisheva e nis për herë të dytë në histori rrugëtimin evropian, duke marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Konferencës, ku kësaj radhe takohet me Vikingur Reykjavik në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:15.

Në letër, mysafirët konsiderohen favoritë për shkak të përvojës më të madhe në Evropë, por Malisheva është e vendosur të luftojë për një fitore para tifozëve të saj.

Trajneri Bekim Isufi ka vendosur të luajë me formacionin 4-3-3, me Ilir Avdylin në portë.

Mbrojtja përbëhet nga Arber Pira në të djathtë, Arlind Veliu në të majtë, ndërsa qendra do t’i besohet Dreni Kryeziut dhe Agon Xhakës.

Në mesfushë do të luajnë Robert Mathieu Ndjigi, Etrnik Brruti dhe Donat Vitija. Treshja ofensive do të përbëhet nga Fatjon Bunjaku, Xhemajl Ibishi dhe Laurent Xhylani.

Pavarësisht se përballen me një kundërshtar të fortë, malishevasit janë të motivuar për të lënë gjurmë dhe për të bërë hapin e parë drejt kualifikimit.

Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në Islandë.

Malisheva: Avdyli, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Brruti, Vitija, Ndijdji, Bunjaku, Ibishi, Xhylani.