26.3 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Malisheva i merr pikë Ballkanit

- Advertisement -

Skuadra e Malishevës ka reflektuar pas humbjes së thellë që e pësoi në xhiron e parë nga Prishtina e Re (4:0).

Në xhiron e dytë, Malisheva mori pikë të vlefshme në udhëtim te skuadra e Ballkanit.

Ndeshja e luajtur të dielën në Suharekë, u mbyll me rezultatin 1:1.

Altin Aliu në minutën e 11-të, kaloi Malishevën në epërsi kurse Giovanni realizoi për Ballkanin në minutën e 62-të për të barazuar shifrat.

Me këtë barazim, Malisheva ka marrë pikën e parë këtë sezon derisa Ballkani ka tubuar dy pikë pasi edhe në xhiron e parë luajti me rezultatin identik në udhëtim te Gjilani.

Të ngjashme

Të fundit