-10.3 C
New York
Sunday, February 8, 2026

Buy now

Malisheva i falet Brrutit, triumfon ndaj Prishtinës së Re

- Advertisement -

Malisheva ka marrë fitore shumë të vështirë ndaj Prishtinës së Re, por tejet të vlefshme 1-0.

Ndeshja nisi me luftë të madhe nga të dyja skuadrat, pasi pikët janë mëse të nevojshme.

Megjithatë për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 37-të.

Etnik Brruti realizoi nga penalltia për epërsinë e vendasve 1-0.

45 minutat e para të kësaj ndeshje u mbyllën me epërsinë e skuadrës vendase 1-0.

Pjesa e dytë i takoi mysafirëve të cilët krijuan raste më të mira shënimi.

Astrit Berisha ishte i pafat në këtë ndeshje, pasi pati dy raste të arta shënimi.

Fillimisht në minutën e 88-të goditi shtyllën, derisa në minutën e 94-të në portën e zbrazët nuk arriti të shënonte gol.

Vendasit shpëtuan nga rastet e shumta të mysafirëve dhe arkëtuan tre pikë të mëdha nga kjo sfidë.

Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në pozitën e katërt me 30 pikë, derisa Prishtina e Re mbetet e fundit.

Të ngjashme

Të fundit