Malisheva gjatë ditës së sotme ka mësuar edhe kundërshtarin e parë në Ligën e Konferencës.
Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi e ka mësuar edhe kundërshtarin e parë, që do ta ketë përballë në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Ligën e Konferencës.
Malishevasit do të ndeshen me Vikingur Reykjavikun e Islandës.
Malisheva ndeshjen e parë do ta zhvillojë si vendas, teksa të dytën do ta luajë në udhëtim.
Ky është sezoni i dytë radhazi që skuadra malishevase paraqitet në garat europiane.
Sezonin e kaluar ishte mposhtur nga Buducnosti i Malit të Zi, po në fazën e parë kualifikuese.