15.2 C
New York
Wednesday, May 7, 2025

Buy now

Malisheva barazon me Gjilanin

- Advertisement -

Gjilani dhe Malisheva i kanë ndarë pikët në javën e 33-të të Superligës së Kosovës.

Të dyja klubet nuk arritën të shënojnë gol për mbi 100 minuta lojë, duke i llogaritur dhe minutat shtesë.

Oltion Bilalli i gjilanasve u lëndua rëndë në minutën e 88-të dhe u desh të transportohej jashtë fushës me Autoambulancë.

Loja u ndërpre përkohësisht, por as pasi vazhdoi klubet nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit.

Me tri humbje e dy barazime, kjo është ndeshja e pestë me radhë pa fitore e malishevasve që numërojnë 49 pikë, një më shumë se Ferizaj që tani ka gjasa të dalë i treri, pozitë që dërgon në Evropë.

 

Të ngjashme

Të fundit