Dy ndeshjet e sotme në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll që u zhvilluan në kuadër të javës së 28-të kanë sjell rezultate befasuese.
Lideri i tabelës, Drita ka barazuar në fushën e vet me Trepçën ’89 1:1, rezultat ky tejet befasues.
Një rezultat i papritur ka ardhur edhe nga Suhareka ku Ballkani është ndalur në shtepi nga Malisheva me rezultat 2:2.
Ballkani ishte duke fituar deri në minutën e 86-të me shifrat 2:0. Por, Malisheva iu kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes. Fillimisht në 2:1 e ngushtoi epërsinë në minutën e 88-të, kurse në minutën e 94-t u barazuan shifrat në 2:2. Nesër luhen ndeshjet tjera nga ora 15:00.