Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave, duke pasur një kryetar ende në mandate.
Maliqi ka thënë se qeveritarët dhe zyrtarët e institucioneve të pavarura që pranojnë të bëhen vegla politike për ta thyer ligjin, duhet të kujtojnë fatin e shumë zyrtarëve para tyre.
“Zyrtarët qeveritarë dhe të institucioneve të pavarura që pranojnë të bëhen vegla politike të pushtetit për me e thy ligjin, bëjnë mirë që ta kujtojnë fatin e shumë zyrtarëve para tyre që menduan se ishin të paprekshëm por përfunduan nëpër gjykata” – ka shkruar ai.