20.5 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Maliqi: Veç gratë munden me na shpëtu prej lloqit, Kosova ka nevojë për një opsion të ri politik

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, analisti politik Agon Maliqi ka thënë se është koha që Kosova të prodhojë një opsion të ri politik për zgjedhjet e ardhshme. Maliqi theksoi se ky opsion duhet të mbledhë forcat progresive dhe të bëhet një faktor vendimtar në zgjedhjet e ardhshme.

Maliqi po ashtu bëri thirrje që të mos kritikohet as të bëhen thirrje për dorëheqje, por të lejohen të drejtohen drejt “humnerës”.

“Mos i kritikoni hiç e as mos bëni thirrje për dorëheqje. Lejini me i grah kerrit drejt humnerës dhe me përfundu natyrshëm ereksioni sovranist dhe trushpërlarja kolektive populliste. Pa marrë parasysh koston”

Politologu sugjeroi se një listë qytetare, e përbërë ekskluzivisht nga gratë, mund të jetë zgjidhja e duhur për të ndërtuar një Kosovë më të mirë. Ai tha se “burrat e kombit” nuk kanë arritur të zgjidhin problemet e vendit.

“Një listë qytetare me këtë agjendë, e përbërë ekskluzivisht prej grave, shkon deri në 10%. Burrat e kombit e kanë “lli punën”. Veç gratë munden me na shpëtu prej lloqit.”

Të ngjashme

Të fundit