Analisti Shkëlzen Maliqi ka paralajmëruar rënie të VV-së në zgjedhjet e ardhshme.
Duke treguar trendin e rënies së kësaj partie, ai ka thënë se subjekti i Albin Kurtit mund të bie deri në 5 për qind.
Sipas tij, në këto zgjedhje do të largohen votat që ia ka sjell para katër vitesh Vjosa Osmani.
“Mundem me thënë vetëm parashikimin e trendit, se VV do të ketë më pak vota se me 9 shkurt, me gjasa rreth 5%, të atyre votuesve që në vitin 2021 VV-së ia solli si peshqesh Vjosa Osmani dhe ‘Guxo’.”, ka thënë Maliqi për Ljami.net.
Sipas tij, VV-ja e ka prekur fazën kulmure të mbështetjes.
“Albin Kurti dhe VV patën fazën e fryerjes të përkrahjes duke shtrirë ndikimin përmes platformës anti-Thaçi, tash ajo po shfryhet sepse politikat e Kurtit po na çojnë në izolim dhe qorrsokak.”, është shprehur ai.