Analisti Agon Maliqi ka komentuar situatën e fundit të krijuar nga Marrëveshja e Ohrit, e pranimi i Asociacionit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Përderisa ka folur për “sikletin” e Kurtit, Maliqi ka thënë se ‘sikleti i kryeministrit; është te fakti që edhe në bazë të marrëveshjeve paraprake ka pasur mundësi të krijohet një Asocacion i pranueshëm.
“Sikleti i kryeministrit nuk qëndron te pranimi i asociacionit. Sikleti i tij qëndron te pranimi se edhe në bazë të marrëveshjeve paraprake paska mundësi ta krijohet një asociacion i pranueshëm. Gogolin e asociacionit mund ta vrasë vetëm autori i tij.”- ka shkruar Maliqi në Facebook.
Kujtojmë se kryeministri Kurti, më në fund e ka pranuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se në Marrëveshjen e Ohrit përfshihet edhe Asociacioni.