18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Maliqi tregon cili është dallimi i madh mes Kurtit dhe Osmanit

- Advertisement -

Agon Maliqi, analist politik, ka thënë në “Pressing” të T7, se dallimi në mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti është tek qasja e tyre ndaj aleatëve.

Tashmë edhe haptas janë shprehur mospajtimet ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë.

Për këtë Maliqi tha se ka kohë që Osmani ka dërguar sinjale që nuk pajtohet me Qeverinë për disa çështje.

“Dallimi thelbësor në mes të Kurtit dhe Osmani është qasja ndaj partnerëve, raporti, marrëdhëniet, çfarë marrëdhënie po ndërtojnë me ta. Jo a ka mospajtim rreth Asociacionit, por me çfarë qasje punojnë me ta”.

“Mendoj që dallimet mes tyre kanë qenë të qarta së paku për mua nëse lexojmë mes rreshtash, qysh në maj të vitit 2023 ai aksioni në veri për me i dërgu kryetarët e komunave atje, nëse e përcillni Twitterin e presidentes vërehet një parehatie me këtë veprim qeveritar, kur ajo e mbështet kushtetesuësmërinë, por që e thekso që kjo nuk është e qëndrueshme pa mbështetje nga aleatët”, ka thënë Maliqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit