33.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Maliqi thotë se Kurti ka pasur paranojë për dialogun me Serbinë

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Shkelzen Maliqi tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur paranojë për dialogun me Serbinë.

Sipas Maliqit, Kurti ka pasur edhe frikë se mos po e detyrojnë të pranojë marrëveshje që nuk e pasur qejf.

“Unë mendoj që kryeministri jonë ka pasur një paranojë nga ky dialog dhe se ka pasë frikë se mos po e detyrojnë të pranojë një marrëveshje që ai nuk e ka pasë qejf ose që e dëmton Kosovën”, tha ai në emisionin “ResPublika” në Tëvë1.

Gjithashtu, Maliqi thotë se kryeministri ka pasur qëndrime të gabueshme ndaj rolit të ShBA-së.

“Mendoj që i ka pasë disa qëndrime të gabueshme ndaj rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka marrë ndonjëherë me përçmim ende e mban një qëndrim derivat se Amerika është një fuqi imperialiste nga ajo ideologjia e majtistit që në këtë moment neve nuk na hyn fare në punë. Kosova, është një subjekt i vogël, nuk ka shumë peshë, nuk ka forcë, nuk ka ushtri, nuk ka ekonomi, vetëm e kemi vullnetin që me qenë një vend i pavarur me krijua një sistem demokratik edhe më parë se një shekull e gjysmë nuk kemi pasur aleatë të fortë”, shtoi ai.

Më 18 mars kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Alekandar Vuçiq, do të takohen në Ohër të Maqedonisë për të diskutuar rreth propozimit evropian, i cili synon normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Më 27 shkurt propozimin evropian e kanë pranuar të dyja palët, por nuk është nënshkruar nga Serbia, pasi që Vuçiq nuk ka qenë i gatshëm.

Të ngjashme

Të fundit