-6.5 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

Maliqi: Thaçi në politikë të jashtme dhe në hapa shtetformues është i pakrahasueshëm

- Advertisement -

Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka bërë me dije se në politikë të jashtme dhe në hapa e tij shtetformues ai është i pakrahasueshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se Thaçin si djalë të ri nuk e karakterizuar vetëm guximi për të qenë ndër prijësit e luftës.

Sipas tij, Thaçi mbi të gjitha kishte pjekurin e nevojshme për të kuptuar interesat e Kosovës.

“Thaçin e kemi kritikuar pa fund atëherë kur duhej për qeverisjen e brendshme. Por në politikë të jashtme dhe në hapa shtetformues është i pakrahasueshëm. Si djalë i ri ai e pati jo vetëm guximin për të qenë ndër prijësit e luftës, por mbi të gjitha e pati pjekurinë dhe guximin për ta kuptuar peshën e Rambujesë dhe për ta shtyrë krahun e luftës (e me ta gjithë shoqërinë) drejt paqes dhe shtetndërtimit të bazuar në aleanca – gjë që edhe e penalizoi politikisht, sepse nga kampi politik ku vinte ishtë më e lehtë që t’i shitej popullit folklor patriotik sesa “flamuj lara lara”.”, ka shkruar Maliqi, duke përmendur elemente tjera dalluese të figurës së Thacit.

“Ekspozimi ndërkombëtar dhe përvoja bënë që ai ta kuptonte me kohë dhe më mirë se shumëkush tjetër ndryshimin e kontekstit gjeopolitik në dëm të perëndimit dhe të insistonte në zgjidhje përfundimtare me Serbinë por – edhe me fajin e tij dhe të arrogancës së të qenit i fortë – nuk ia doli. Kështu Kosova prej vitit 2014 e humbi një dekadë me iluzione populliste – e paaftë që mllefin me keqqeverisjen dhe polarizimin e brendshëm të mos e kthente edhe në agjendë vetëshkatërruese të jashtme. Prandaj edhe u cungua këtu ku është: pa partneritete funksionale strategjike, paranojake dhe vajtuese, e vetëkënaqur në izolim, si përtypëse e uritur e mashtrimeve optike që “dinjitetin” dhe “sovranitetin” e shesin si opium, ndërkohë që themelet që e mbajnë shtetin po gërryhen”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit