11.7 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Maliqi: Siguria në Aeroportin e Prishtinës është shumë e lartë

- Advertisement -

Komandanti i stacionit policor në Aeroportin “Adem Jashari”, Shpend Maliqi, tha se Policia e Kosovës kryen kontrolle të rregullta në aeroport.

“Përveç kontrollit me X-Ray, Policia e Kosovës kryen patrullime të rregullta, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, nëpër aeroport. Përveç kësaj, Policia e Kosovës është e pajisur me armë të gjata, edhe pse deri tani nuk kemi pasur ndonjë rast që të kërkojë përdorimin e tyre. Megjithatë, nëse paraqitet nevoja, ne jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo kërcënimi apo rreziku,” tha ai në Rtk.

Ai thotë se çdo pasagjer dhe çdo fluturim është nën kujdes të vazhdueshëm policor.

Maliqi shtoi se Policia përdor një sistem shumë të avancuar. “Deri më tani kemi arrestuar 500 persona që kanë qenë në stop listë,” tha Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit