2.9 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Maliqi: Shqetësuese se si deputetët me afera prijnë me vota

- Advertisement -

Publikimi i listave me votat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka ngritur shqetësime te analistja Afërdita Maliqi, e cila thekson se disa nga deputetët më të votuar janë pikërisht ata që janë përfshirë në afera të ndryshme.

Maliqi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, përmendi disa nga rastet më të përfolura, si ministri i Bujqësisë Faton Peci, i përmendur për çështje të kontestuara në ndarjen e subvencioneve.

Mimoza Kusari-Lila, e përfshirë në aferën e përgjimeve me Milan Radoiçiqin, si dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, të cilat, sipas Maliqit, kanë pasur afera gjatë mandatit të tyre, njofton Klankosova.tv.

Përveç kësaj, për Maliqin është e çuditshme po ashtu se si disa kandidatë që nuk kanë qenë asnjëherë të zëshëm në skenën publike, megjithatë kanë marrë vota të konsiderueshme.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit