7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Maliqi ‘shokohet’ me deklaratën e aktivistit të VV`së Sadri Ramabaja për Rambujen: Këso deklarata shihen vetë në Sputnikun e Serbisë

- Advertisement -

Analisti Agon Maliqi ‘ka mbetur gojë hapur’ kur ka dëgjuar se si aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja mbrëmë në RTV Dukagjini deklaroi se Konferenca e Rambujes nuk u mbajt për shkak të masakrave të kryera nga Serbia në Kosovë, por për krejt një arsye tjetër.

Maliqi ka pyetur: A mund ta shpjegojë dikush se si erdhi puna që në vitin 2025 një analist pro qeverisë të dalë dhe të thotë në TV se Konferenca e Rambujesë nuk u mbajt për t’i ndalur masakrat në Kosovë, por për ta tërhequr vëmendjen nga skandali Clinton-Lewinsky?, ka pyetur ai.

Sipas tij ky lloj narracioni dikur dëgjohej vetëm në Sputnik apo tabloidet e Serbisë por ja që sot e sheh në mainstreamin mediatik të Kosovës si narracion gjysmë zyrtar.

“Çka kena bâ si vend me e meritu këtë psikozë kolektive mazohiste?, ka pyetur ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit