Lidhur me mos formimin e Qeverisë dhe Kabinetin Qeveritar që kishte përzgjedhur Kurti, ka reaguar edhe analistja politike Afërdita Maliqi, ku sipas saj emrat të cilët ka zgjedhur Kurti për formimin e Kabinetit Qeveritar tregojnë për mos seriozitetin e tij, raporton GazetaBlic.
Maliqi theksoi se që nga nata kur kanë përfunduar zgjedhjet është parë që nuk do të arrihet marrëveshje politike, sepse nuk ka vullnet dhe tentativë serioze që të formohet Qeveria e re.
“Që nga përfundimi i zgjedhjeve, është parë qe Kurti nuk ka vullnet politik të krijojë qeverinë e re. Kjo bazuar në diskursin që ka pas raport me partitë tjera dhe asnjë tentativë serioze për krijimin e Qeverisë”
Maliqi e quajti teatër përzgjedhjen e udhëheqësve, gjithashtu shtimin e ministrive të reja, që në të kaluarën ka kritikuar qeveritë e tjera.
“ Ajo që pamë dje ishte më shumë një teatër, sesa dicka serioze. Vetë mënyra se si i kishte përzgjedhur emrat për të udhëhequr dikasteret qeveritare, tregonte se sa serioz është. Një risi që u vërejt dje ishte se kishte shtuar ministri të reja, e për të cilat sa ishte në opozitë kritikonte qeveritë tjera”
Pra, loja që është nisur që në natēn e përfundimit të zgjedhje, përfundoi dje, kur pa marrēveshje politike dhe i sigurt qē nuk do të votohej, bënte teatër në Kuvend!- përrfundoi Maliqi për Gazeta Blic






