5.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Maliqi: Rikthyem përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së sepse filluam të bëhemi konstruktivë

- Advertisement -

Analisti Agon Maliqi, ka komentuar deklaratat e ShBA-së, dhe të disa vendeve të BE-së, që kanë kritikuar Serbinë për tensionet në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi ka thënë se Perëndimi po e përkrahë vendin tonë pasi Kosova filloi t’i kthehej kursit konstruktiv.

“Të dashtun kaubojë dhe komandanta të tastaturës: reagimet mbështetëse prej perëndimit filluan të vijnë pikërisht sepse Kosova – pasi e futi veten në rrugë qorre në veri me kaubojllëk adoleshent – filloi t’i kthehej kursit konstruktiv”, ka shkruar Maliqi.

Tutje, ai ka thënë se kështu ekspozohet loja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Tash mundësisht me vazhdu kështu me bashkërendim dhe me ia drejtu presionin perëndimor Vuçiqit dhe me ia ekspozu atij lojën sabotuese. E jo me u ndërsy si pula pa krye pa i mendu pasojat dhe hapat vijues – me këtë qasje veriu u kthye në gjendjen e para pavarësisë”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit