Politologu Agon Maliqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se rezistenca e Ukrainës ndaj Rusisë i ka dhënë Kosovës një shancë diplomatike, mirëpo sipas tij kjo mundësi nuk është shfrytëzuar.
Maliqi analizon duke marrë shembull nga loja e futbollit dhe mundësia më e mirë në këtë sport që është ekzekutimi nga pika e bardhë ose penaltia.
“Para një viti, rezistenca e Ukrainës ndaj Rusisë ia dha Kosovës një penallti në minutën e 90 për me e fitu lojën me Serbinë (asi penalltie e fatit, prekje e topit me dorë). Kosova në anën tjetër zgjodhi taktikën gjeniale mos me e shutu penalltinë, por me u përla me referat dhe me ju ligjëru për rregullat e lojës”, ka shkruar Maliqi.