Politologu Agon Maliqi ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të gjenden në pozita të vështira pasi ka gjasa që çdo dokument që do ta pranojnë liderët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë do të jetë i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe pa mundësi refuzimi.
Ai tha se si rezultat i kësaj, qeveria do të përballet me një siklet në arsyetimin e pasojave të pikave të pranuara në marrëveshjen e Ohrit.
Në anën tjetër, sipas Maliqit, opozita nuk ka interes të zbusë presionin ndaj qeverisë Kurt për shkak të frikës.
Në fund, Maliqi ka shtuar edhe njëfarë ironie duke propozuar që qeveria t’ia kalojë pushtetin shoqërisë civile, sepse kështu spektri politik do të mund të dilte “faqe e bardhë në librat e historisë”.