14.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Maliqi publikon të dhënat e sondazhit: Kosovarët, u besojnë mediave tradicionale vendase më shumë se vendet në rajon

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi i është referuar një sondazhi të ri rajonal të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që e vendos Kosovën në vendin e parë në rajon sa i përket besimit të qytetarëve në media.

Ai publikoi në Facebook të dhënat që tregojnë se në Kosovë, më shumë sesa kudo në Ballkanin Perëndimor, qytetarët besojnë se mediat tradicionale vendase janë neutrale.

“E shkëputa këtë të dhënë nga sondazhi i ri rajonal i RCC. Besimi i qytetarëve në media në rajon është shumë i ulët. Por vlen të theksohet si pozitive se në Kosovë megjithatë përqindja e atyre që besojnë se mediat tradicionale vendase janë neutrale është më e larta në rajon (42%). Shqipëria e ka përqindjen më të lartë të perceptimit të anshmërisë (64%). Ndërsa Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi prijnë për nga perceptimet e dezinformimit (30-32%)”, shkroi Maliqi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit