Njohësi i politikës, Agon Maliqi, ka shpjeguar përmes metaforës me kredi, situatën e ‘ndryshuar’ në veri të vendit.
Postimi i plotë:
A ka ndryshu realiteti në veri? Po, ka ndryshu. Edhe unë muj me ia ndryshu sot vetes realitetin tu shku në bankë me i marrë 100,000 EUR kredi konsumatore, e me ju përshëndetë prej Bahameve me koktej në dorë: “Ku pasna qenë deri tash!” Por në fund të fundit krejt çka kisha arritë kish me qenë zavendësimi i nji problemi në afat të shkurtër me nji problem edhe ma të madh në afat të gjatë. Ndryshimi i realitetit në veri ka qenë proces i cili ka mujtë me u ba pa koston e naltë që është cungimi tanimë i plotë i Kosovës pa perspektivë për NATO, BE e lëre më OKB. Por ec e shpjegoja popullistit dhe militantit të dehun, me diapazon gjeopolitik që pëfundon në Ujman, se po e jeton andrrën në kredi të cilën ka me e pagu.