7.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Maliqi: Përballemi me një Amerikë krejt tjetër, të gjitha paradigmat vihen në pikëpyetje

- Advertisement -

Opinionisti, Agon Maliqi ka thënë se tani bota po përballet me një Amerikë krejt tjetër, andaj duhet të rimendohen paradigmat që janë menduar deri më sot.

Ai tutje listoi edhe ndryshimet që ka ShBA-ja sot, në krye me presidentin Donald Trump.

“Ajo që po shohim është një ridimensionim i plotë i rolit të ShBA-vë në Evropë, dhe është një situatë krejt e panjohur, pra është një Amerikë krejt tjetër. Duhet t’i rimendojmë krejt paradigmat që i kemi menduar deri sot, të gjitha vihen në pikëpyetje, tha Maliqi për emisionin “Rubikon”.

“E para, e kemi një politikë të jashtme që është krejt transaksionale dhe që gjithçka e sheh si kthim në investim, dhe kësaj radhe Trump nuk i sheh ato kufizimet e zakonshme që i kishte nga rrymat republikane, pra sundon krejt i vetëm. E dyta, është një qasje që nuk ka konsideratë për normat evropiane. E treta, e sheh Evropën si jo faktor politik, me shpërfillje”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit