13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Maliqi për Vudin: Mbetet të shihet ku do t’ia gjejnë lidhjet ruso-serbe emisarit të ri amerikan

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pas emërimit të Gabriel Escobar si ambasador i ShBA-së në Paraguaj. Ai ka përmendur raportimet e Vudi Xhumshitit, që nisi një fushatë kundër tij.

Maliqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka përmendur se si “gazetarët hulumtues” që marrrin grante nga Qeveria, nisën fushatë diskredituese kundër tij.

“Para disa javësh, përmes “gazetarëve hulumtues” që marrin grante qeveritare iu dha shtysë një fushatë diskredituese ndaj Gabriel Eskobarit, duke bërë aludime të pabazuara mbi korrupsion dhe duke e interpretuar rotacionin e natyrshëm diplomatik në Departamentin e Shtetit si shkarkim të Eskobarit nga pozita e tij. Krejt kjo me synimin për ta legjitimuar para opinionit tonë publik pozicionin konfrontues të qeverisë me Departamentin e Shtetit, por që njëkohësisht e pati edhe efektin (shpresojmë të padëshiruar) të fuqizimit të narracioneve anti-amerikane të cilat në rajon i shtyn Rusia.” – ka thënë ai.

Tutje, Maliqi ka thënë se Biden e emëroi Escobarin si ambasador në ShBA.

“Opinioni publik në Kosovë duhet ta dijë se ky diplomat amerikan i korruptuar dhe i shkarkuar nga “gazetarët tanë hulumtues” u ndëshkua aq fort nga diplomacia amerikane për këto gjetje të tyre, sa që dje u emërua nga Presidenti Biden si Ambasador i SHBA në Paraguaj. Ndërkohë në pozitën e tij si përgjegjës për Ballkanin para disa ditësh u emërua Aleksandar Kasanof. Në karrierën e tij theksohet roli si zyrtar në Ambasadën e SHBA në Ukrainë gjatë revolucionit të Majdanit dhe fillmit të luftës me Rusinë.”

Në fund, ai ka ironizuar duke përmendur emisarin e ri amerikan për Ballkanin:

“Mbetet të shihet se ku do t’ia gjejnë gazetarët tanë “hulumtues” lidhjet ruso-serbe zt. Kasanof. Por një gjë është e sigurt: paranoja nuk njeh kufij kreativiteti”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit