9.6 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Maliqi për “votën e diasporës”, ka spjegim racional

- Advertisement -

Njohësi i politikës Agon Maliqi ka spjeguar logjikën racionale për votën e mërgatës. Sipas tyj është gjynah që po cenohet integriteti duke u vënë në dyshim mënyra se si ka votuar mërgata. Ndër argumentet Maliqi ka theksuar se në konsulata votuesi i VV-së është ndierë më i sigurt, ndërsa rritja e LDK-së në votat me postë sipas tij ka të bëjë me një strukturë shumë të organizuar që LDK-ja ka trashëguar, dhe për të cilën ka punuar ta ringjallë.

Postimi i plotë:

Gjynah që po cenohet integriteti i procesit dhe po vihet në dyshim rezultati i votës së mërgatës kur edhe fenomenet me votën në ambasadë, edhe ato me postë, kanë shpjegim racional.

Votuesit e VV janë ndier më të sigurt për integritetin e votës së tyre në ambasada; janë mbajtur në kontakt më rregullisht nga ambasadat… pra aty janë ndier si “në shtëpi”, prandaj edhe kanë votuar më shumë aty.

Sa për votën e LDK-së me postë, duhet të kesh kujtesë të peshkut për të harruar se çfarë strukturash ka pasur LDK-ja jashtë vendit dhe të mos kesh ndjekur lajmet për të parë se kanë punuar për ta ringjallur këtë organizim. Të thuash se është çudi se pse LDK-ja merr aq shumë vota në mërgatë nga Skenderaj, Drenasi dhe Deçani do të thotë të injorosh faktin se pikërisht nga këto bastione të luftës probabilitet më të madh për të emigru kanë pasur pikërisht njerëz të lidhur me LDK-në.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit