Maliqi në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka theksuar se zhvillimi që vjen në më pak se dy javë para dorëzimit të pushtetit, vështirë të besohet se u bë pa ndonjë plan për sanksione para fundit të mandatit.

Tutje, Maliqi ka shtuar:

“Veprimet e sanksionueshme mbeten ato që kanë qenë (po parafrazoj): 1) cënimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe i integritetit territorial të shteteve; 2) cënimi i proceseve dhe institucioneve demokratike; 3) cënimi i marrëveshjeve të paqes apo përpjekjeve për marrëveshje; 4) shkelja e të drejtave të njeriut; 5) perfshirja në korrupsion”.

“Ndryshimet në gjuhë tregojnë se tani është e sanksionueshme edhe “përpjekja për t’u angazhuar” (attempted to engage) në veprën e sanksionueshme, dhe jo vetëm angazhimi (engage), që është vepër më konkrete dhe me gjasë kërkon fakte më të drejtpërdrejta. Elementi i dytë është shtimi i një paragrafi që e specifikon saktë llojin e zyrtarëve të sanksionueshëm: “lider, zytrar, ose anëtar i një entiteti, përfshi entiteti qeveritar, që është angazhuar ose është përpjekur për t’u angazhuar”… në vepër të sanksionueshme. Pjesa tjetër e ndrsyhimeve e zgjeron konceptin e aseteve (psh. kompanive) të këtyre personave që mund të sanksionohen duke e theksuar më fort jo vetëm pronësinë por edhe kontrollin indirect”.

 

Postimi i plotë: 

 

Më pak se dy javë para dorëzimit të pushtetit te Trump, Shtëpia e Bardhë e Presidentit Biden e përditësoi Urdhërin Ekzekutiv (UE) mbi sanksionet ndaj Ballkanit Perëndimor. Vështirë të besohet se ky ndryshim bëhet pa ndonjë plan konkret për sanksione para fundit të mandatit, si “dhuratë” lamtumire.

Rëndësia e UE ështe se ajo e jep kornizën ligjore mbi bazën e të cilave sanksionet mund të vendosen dhe i përcakton veprimet që janë të sanksionueshme, llojin e individëve që mund të sanksionohen dhe masat që mund të merren. Ndryshimet e djeshme e kanë zgjeruar shumë spektrin e veprimeve të sanksionueshme si dhe llojin e zyrtarëve që mund të sanksionohen.

Veprimet e sanksionueshme mbeten ato që kanë qenë (po parafrazoj): 1) cënimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe i integritetit territorial të shteteve; 2) cënimi i proceseve dhe institucioneve demokratike; 3) cënimi i marrëveshjeve të paqes apo përpjekjeve për marrëveshje; 4) shkelja e të drejtave të njeriut; 5) perfshirja në korrupsion.

Ndryshimet në gjuhë tregojnë se tani është e sanksionueshme edhe “përpjekja për t’u angazhuar” (attempted to engage) në veprën e sanksionueshme, dhe jo vetëm angazhimi (engage), që është vepër më konkrete dhe me gjasë kërkon fakte më të drejtpërdrejta. Elementi i dytë është shtimi i një paragrafi që e specifikon saktë llojin e zyrtarëve të sanksionueshëm: “lider, zyrtar, ose anëtar i një entiteti, përfshi entiteti qeveritar, që është angazhuar ose është përpjekur për t’u angazhuar”… në vepër të sanksionueshme. Pjesa tjetër e ndryshimeve e zgjeron konceptin e aseteve (psh. kompanive) të këtyre personave që mund të sanksionohen duke e theksuar më fort jo vetëm pronësinë por edhe kontrollin indirekt.