23.7 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Maliqi për sulmet e VV-së ndaj Kushtetueses: Të krijohet përshtypja se Gjykata ia paska dhënë pushtetin ish-opozitës

- Advertisement -

Studiuesi Agon Maliqi pas serisë së madhe të sulmeve të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese shkroi se “të krijohet përshtypja se Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë pushtetin ish-opozitës”.

Për Maliqin këtu nuk ka fanta-shkencë, ndërsa gjërat janë të thjeshta: “i bën numerat dhe krijon institucionet”.

Postimi i plotë:

Mos me qenë njeriu pak i vëmendshëm, nga reagimet e VV të krijohet përshtypja se Gjykata Kushtetuese dje ia ka dhënë pushtetin ish-opozitës. Ndërkohë gjykatësit, dy prej të cilëve të votuar nga Kuvendi i shkuar me shumicë të VV, pas një hezitimi paraprak për me ndërhy, thjesht po thonë se VV si e para nuk ka mundësi me e zvarritë procesin pa fund dhe ka përgjegjësi me ndërtu konsensus (me i siguru numrat). Nuk është kjo science fiction: i bën numrat dhe krijon institucione.

 

Të ngjashme

Të fundit