26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Maliqi për paraqitjen e Kurtit në Bruksel: Një rrugë qorre e cila është përfundimi logjik i popullizmit qorr

- Advertisement -

Analisti Agon Maliqi, ka kritikuar kryeministrin Kurti në lidhje me dialogun me Serbinë të zhvilluar në Bruksel.

Maliqi me anë të një statusi në Facebook, ka kritikuar Kurtin për shkatërrimin e raportëve me ShBA, mbeshtetësen kryesore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kosova në BE ka hasur gjithmonë në raport asimetrik për shkak të vendeve mosnjohëse dhe neutralitetit të BE ndaj statusit. Kjo asimetri është thelluar edhe më shumë me largimin e Britanisë nga BE. Por Kosova gjithmonë e ka thyer këtë asimetri përmes koordinimit me një superfuqi si SHBA. Këtë parim fatkeqësisht e theu qeveria e sotme e cila vendosi të konfrontohet dhe t’i mbajë ligjerata SHBA-ve”, ka shkruar Maliqi.

Tutje, ai tha se pasi Kosova humbi mbeshtetjen e aleatëve ndërkombëtarë, veriu po shkon drejt protektoriatit ndërkombëtar.

Për të fituar pikë me metoda populliste dhe për ta ushqyer dalldinë nacionaliste, me aventurat e njëpasnjëshme në veri, hap pas hapi e gërryu dhe e shkatërroi besimin dhe kredibilitetin te të gjithë aleatët e tjerë, përfshi edhe Gjermaninë. E mbetur e vetmuar dhe pa mbështetje, tash po akohet me rezultatin: mirëkuptimin perëndimor për Vuçiqin; izolimin ndërkombëtar dhe; sovranitetin prej letre në veri që po shkon drejt protektoratit ndërkombëtar. Një rrugë qorre e cila është përfundimi logjik i popullizmit qorr”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit