5.3 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

Maliqi për Kurtin: Jep gajret se do të bëhet mirë, e ka kuptuar se jemi popull i durueshëm

- Advertisement -

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë dhe të produkteve bazë u diskutuan sonte me të ftuarit në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Kritika të ashpra rreth qeverisjes së Albin Kurtit, pati analisti Agon Maliqi.

Maliqi deklaroi se Kurti tashmë e ka mësuar se populli në Kosovë është i durueshëm.

“Kryeministri i Kosovës, është “krye gajretlia” i Kosovës, jep gajret që ka me u bë mirë. Ky ‘koalicioni’ që kanë mbetur, që kanë prapë besim tek ai për arsye abstrakte, sepse faktet nuk tregojnë që ai ka punuar për ekonominë dhe në fund arsye kryesore se pse krejt këto vite temë kryesore ka qenë veriu”, deklaroi Maliqi.

“A ka mënyrë më të mirë për ta maskuar performancën e dobët në ekonomi, mungesën e rezultateve, se sa me përqëndru energjinë te veriu, që njerëzit mos me folë për këto punë por me u përqëndru te ato tema”, theksoi ai.

Ai u shpreh se ka frikë se kriza edhe mund të thellohet.

Sipas tij, Kosova ka mbetur prapa në zhvillim krahasuar me vendet e rajonit.

Të ngjashme

Të fundit