20.8 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Maliqi për dëshminë e Duncan: Observimet e tij për ne, percize, të tillat mungojnë nga vet ne

- Advertisement -

Stuiuesi Agon Maliqi ka shkruar për dëshminë e britanikut John Duncan pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, për të cilin tha se është kalibër elitar i intelegjencës diplomatike dhe ushtarake. Sipas tij, dëshmia e britanikut, tregoi për observime të sakta e precize mbi shqiptarët, të kuptuarit edhe konteksti ishin kaq precize sa që shpeshherë mungojnë edhe nga vet ne shqiptarët.

Postimi i plotë:

Te dëshmitari i sotëm britanik John Steëart Duncan – kalibër elitar i inteligjencës diplomatike dhe ushtarake – pat frymë Edit Durhami. Refuzimi i tij për me ra në narracionet koloniale mbi shqiptarët si “popull i kriminalizuar”, të kuptuarit e kontekstit të një populli të pushtuar dhe të varfëruar nga diktatura, dhe shpjegimi thuajse antropogjik i mënyrës se si operonte dhe mendonte shtresa fshatare në kushtet e mbijetesës – të gjitha këto observime jepeshin me një lloj simpatie, respekti dhe preciziteti i cili fatkeqësisht mungon në mesin e vetë shqiptarëve që në masë të madhe e kanë përbrendësuar narracionin racist kolonial.

Të ngjashme

Të fundit