24.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Maliqi: Osmani ka të drejtë, të bëhët Asociacioni me ShBA-të

- Advertisement -

Analisti Agon Maliqi, ka komentuar intervistën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani për RTK-në, tha se Kosova duhet të ulet me liderët e Amerikës, e të propozojë një draft për Asociacionin.

Në lidhje me këtë, Maliqi tha se Osmani ka të drejtë.

Tutje, ai tha se Kosova duhet ta vendos Serbinë që ta refuzojë propozimin e ShBA-së për Aociacionin e komunave me shumicë serbe.

Presidentja Osmani ka absolutisht të drejtë. Ky është momenti i fundit që të dorëzohet një draft i statutit i punuar me SHBA-të si garantuese. Statutin tashmë e ka “shkruar” vendimi i GJK. Le të merret Vuçiq me topin e nxehtë të (mos) pranimit të draftit të SHBA. Ndërkohë, Kosova të diskutojë bilateralisht me SHBA, Britaninë dhe Gjermaninë mbi çështjen e vendeve mosnjohëse, rrugën drejt NATO-s apo pakteve bilaterale të mbrojtjes si hapa të ndërmjetëm”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit