Publicisti Shkelzen Maliqi komentoi bllokadën e krijuar në Kuvend.·
Ai mendon se opozita duhet të lëshojë pe për zgjedhjen kryetarit të Kuvendit dhe të shohë a i ka më shumë se 57 vota për krijimin e qeverisë.
“Opozita do të bënte mirë të lëshonte pe, kryetarllëku i Kuvendit i jep shumë pak pushtet Albulenës. Qëllimi duhet të hetë hapja e rrugës për “matjen” e Albinit, të tregojë se a i ka ai më shumë se 57 vota, le të provon krijimin e një qeverie të brishtë… Proverbi thotë “i mençuri lëshon pe…” Kompromitojeni andaj Albinin, e jo Albulenën, ajo është bërë rryfepritëse për lojën meskine të Albinit për të blerë kohë dhe komprometuar opozitën për bllokadën e Kuvendit’ shkroi Maliqi në Facebook.