28.9 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Maliqi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet

- Advertisement -

Analisti Shkëlzen Maliqi ka bërë me dije se sot është shansa e fundit e deputetëve për të konstituuar Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se nëse kjo nuk ndodh as sot, presidentja Vjosa Osmani duhet të reagojë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se shefja e shtetit duhet t`i shpall zgjedhjet e reja.

“Nëse kuvendi nuk konstituohet deri me 26 korrik, presidentja si kujdestare e funkcionalitetit të institucioneve të republikës e konstaton gjendjen e vetëshkarkimit të kuvendit dhe i shpall zgjedhjet e reja”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit