23.1 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Maliqi: Në protestë sot dolën edhe bizneset që e mbështetën Qeverinë në detyrë

- Advertisement -

Opinionistja Afërdita Maliqi ka folur për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë moskonstituimin e Kuvendi të Kosovës për herën e 23-të, si dhe për protestën e bizneseve për kalimin në tregun e lirë për furnizim me energji elektrike.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se Qeveria në detyrë me kalimin në liberalizimin e tregut energjetik nuk ndikon vetëm në biznese, por edhe në jetën e qytetarëve.

“Përderisa e kemi një Qeveri në detyrë, njerëzit që i kemi jemi të detyruar të flasim për problemet që i kemi, krejt problemet që i kemi, i kemi nga Qeveria që i thotë vetit Qeveri në detyrë. Ne i pamë sot për Kuvendin për 23 herë, shkojnë me aq lehtësi dhe me lehtësi dalin, thuajse se situata është shumë e lehtë dhe shumë e mirë”.

“Në ndërkohë problemet kanë ardhë vetëm duke u zmadhuar, i pamë sot bizneset që u detyruan me protestu për shkak të asaj që do të përballen, që do të detyrohen të paguajnë shifra enorme, më vjen keq që shumica e bizneseve që e kanë mbështet këtë qeveri, dolën të protestojnë, i kam parë vet”.

“Njerëzve duhet me ua sqaru, nuk do të atakohen vetëm bizneset, atakun më të madh ka me marrë qytetari, do të detyrohen të zvogëlohet edhe numri i punëtorëve, qeveria me vetëdije po e dëmton biznesin edhe qytetarin që detyrohen me shku jashtë shtetit. Kemi një qeveri që nuk e kuptoj, a nuk po i kupton problemet ku është Kosova, apo me të vërtete nuk po do me i kuptu e ka bërë planin e tillë, dhe unë nuk po e kuptoj se ku do të na qojë”, ka thënë Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit