TIRANE – Shqipëria gjithmonë ka qenë një nga mbështetëset kryesore të Kosovës, por retorikat politike dhe publike po dëmtojnë Kosovën duke krijuar dhe ndasi.
Analistja dhe gazetarja nga Kosova, Afërdita Maliqaj gjatë një interviste për emisionin “Sot Live në Shqipëri” sot në Report Tv thotë se në Kosovë është bërë një marketing shumë i madh kundër Edi Ramës dhe kjo është shumë e ulët.
Ajo shpreh shqetësimin se raportet individuale mes Kurtit dhe Ramës kanë ndikuar që elektorati i Kurtit të sulmojë jo vetëm Edi Ramën por dhe mbështetësit e Ramës në Kosovë.
“Edi Rama është munduar vazhdimisht të ngrejë çështjen e Kosovës. Ne e kemi të qartë çfarë Edi Rama bëri pak ditë më parë në Këshillin e Sigurimit, çfarë ka thënë në mes të Beogradit për Kosovën, çfarë ka thënë në Këshillin e Europës për çështjen e Hagës por raportet individuale mes Kurtit e Ramës kanë ndikuar që elektorati i Albin Kurtit të sulmojë pamëshirshëm Edi Ramën dhe jo vetëm atë por të gjithë njerëzit në Kosovë që mbështesin deklaratat e Edi Ramës. Kjo është shumë e keqe dhe shumë e ulët” analizon Maliqaj.
Duke nënvizuar nevojën për të mbajtur raporte të veçanta me Shqipërinë për shkak të rolit që Shqipëria ka dhe lidhjen që kemi me të, Shqipëria ka dhe lidhjen që kemi me të, Maliqaj kujton se është Kurti i cili nisi i pari përplasjen duke kujtuar zgjedhjet e 2021.
“ Problemet janë më të thella e mes tyre, e nuk datojnë tani por vite më parë. Kryeministri Kurti erdhi dhe iu përzi Ramës në zgjedhje atje si oponent erdhi e votoi e
Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian si dhe këshilltarët e sigurisë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, mbërrijnë të shtunën në Kosovë dhe në Serbi me qëllim rifutjen e dy vendeve në rrugën e dialogut
Analistja e Kosovës Afërdita Maliqaj gjatë analizës për Report Tv vë theksin tek nevoja e vijave të kuqe që ndërkombëtarët duhet të vendosin për Albin Kurtin
“ Mendoj se Kurti duhet me pas vijat e kuqe. Ka ardhur momenti që dhe BE e emisarët duhet të vendosin vija të kuqe se nëse nuk ka, harroje nëse ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. Kurti do të mundohet të zvarrisë situatën siç ka zvarritur cështjen e zgjedhjeve dhe të targave, se atij i intereson të zvarrisë se e ka të vështirë të pranojë të nënshkruajë një asociacion të cilën e ka pasur kauzë gjatë kohës në opozitë”tha ajo.
Të shtunën zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se Lajçak, Escobar dhe këshilltarët e liderëve të 3 vendeve do të takohen me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiç me shprese se do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte.