26.7 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Maliqi: Mos i dëgjoni interpretimet manipuluese, vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto

- Advertisement -

Politologu Agon Maliqi ka komentuar aktgjykimin e fundit e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Ai ka kërkuar që të mos i dëgjoni interpretimet manipuluese për këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto për formimin e institucioneve.

“Mos i dëgjoni interpretimet manipuluese. Vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto për formimin e institucioneve, por e rithekson një rregull ekzistues të ditur prej kohësh por i cili tani dikujt nuk po i përshtatet. Ky vendim vetëm e rregullon situatën kur serbët e nominojnë një kandidat, por shumica nuk e voton. Veto e serbëve do të ishte nëse ata nuk e nominojnë një kandidat, gjë që në të ardhmen mund të ndodh, por do të kërkonte interpretim tjetër të Kushtetueses e cila gjithsesi nuk do ta lejonte këtë bllokim, siç nuk e lejoi këta muaj bllokimin nga partia më e madhe”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit